Verba Deutsch
Verba Deutsch është një qendër tërësisht dedikuar mësimit të gjuhës gjermane, me fokus në zhvillimin e komunikimit real dhe integrimin e suksesshëm në vendet gjermanishtfolëse.
Ne ofrojmë kurse nga niveli fillestar A1 – C1, të organizuara në grupe të vogla sipas një programi të qartë dhe modern, përmes tre paketave mësimore: Standard, Premium dhe Individual, përshtatur ritmit dhe objektivave gjuhësore të çdo studenti. Mësimi zhvillohet online, në mënyre profesionale dhe fleksibël, i aksesueshëm pavarësisht vendndodhjes suaj.
Verba Deutsch i jep një rëndësi të veçantë përgatitjes sē provimeve ndërkombëtare si Goethe, Telc dhe ÖSD, si edhe atyre brenda Gjermanisë, DTZ dhe DTB për një rezultat të garantuar në provim.
Mësimdhënia realizohet nga pedagogë të licencuar në Gjermani, me përvojë të gjatë në kurset e integrimit dhe të angazhuar në vlerësimin e provimeve si korrigjues dhe vlerësues për formatet Telc, DTZ, DTB si dhe Goethe.




Si lindi Verba
Verba lindi nga një rrugëtim profesional i ndërtuar mbi pasionin për gjuhën dhe mësimdhënien. Me një formim akademik gjuhësor në gjuhën shqipe, interesi për strukturën dhe funksionimin e gjuhëve u shndërrua në një angazhim të thellë ndaj studimit të gjuhës gjermane.
Ky rrugëtim vazhdoi në Gjermani, ku përmes rikualifikimit profesional dhe përvojës në kurset e integrimit, u krijua një kuptim i drejtpërdrejtë i nevojave reale të studentëve në procesin e të mësuarit dhe integrimit.
Puna si mësuese e gjuhës gjermane, si dhe angazhimi në vlerësimin e provimeve ndërkombëtare, kontribuan në ndërtimin e një qasjeje të strukturuar dhe të orientuar drejt rezultateve konkrete.
Nga kjo përvojë lindi Verba — si një hapësirë mësimore e ndërtuar mbi profesionalizëm, metodologji moderne dhe një kuptim të thellë të rrugëtimit të çdo studenti.
Vizioni
Vizioni i Verba Deutsch është të jetë një qendër moderne dhe e specializuar në mësimin e gjuhës gjermane, me fokus komunikimin real dhe integrimin e suksesshëm në vendet gjermanishtfolëse.
Misioni
Misioni ynë është të ofrojmë mësim cilësor të gjuhës gjermane përmes metodave moderne dhe një programi të strukturuar, duke vendosur studentin në qendër të procesit mësimor.


Parimet tona të mësimdhënies
Në Verba Deutsch mësimdhënia bazohet në parime moderne të didaktikës së gjuhës gjermane, me fokus te pjesëmarrja aktive, komunikimi dhe përdorimi praktik i gjuhës. Kjo qasje mundëson një proces mësimor të strukturuar, efektiv dhe të orientuar qartë drejt rezultateve konkrete.
Lerneraktivierung
Të nxënit ndërtohet mbi përfshirjen aktive të studentëve. Ata nuk janë vetëm pjesëmarrës, por kontribuojnë vazhdimisht me përvojën, idetë dhe njohuritë e tyre, duke e bërë procesin mësimor më të gjallë dhe efektiv.
Handlungsorientierung
Mësimi është i orientuar drejt veprimit në gjuhë. Studentët përgatiten të përdorin gjermanishten në situata konkrete të jetës së përditshme dhe profesionale, përmes ushtrimeve kuptimplota dhe reale.
Interaktionsorientierung
Zhvillimi i gjuhës ndodh përmes ndërveprimit. Në fokus janë komunikimi, dialogu dhe bashkëpunimi, duke krijuar një ambient mësimor që pasqyron situatat sociale reale.
Aufgabenorientierung
Procesi i të nxënit organizohet përmes detyrave me qëllim të qartë. Çdo aktivitet lidhet drejtpërdrejt me përdorimin aktiv të gjuhës dhe ndihmon studentët të ndërtojnë aftësi konkrete komunikimi.
Ekipi i Verba
Ekipi i Verba përbëhet nga profesionistë të kualifikuar në sistemin arsimor gjerman, me përvojë të gjerë në mësimdhënie dhe në vlerësimin e provimeve ndërkombëtare. Përvoja dhe ekspertiza e tyre garantojnë një mësim cilësor dhe të orientuar drejt rezultateve të suksesshme.
Profili i ekipit përfshin:
- Mësues të licencuar në Gjermani si Dozent të gjuhës gjermane
- Mbi 5 vite përvojë në mësimdhënien e gjuhës gjermane në Gjermani, veçanërisht në kurset e integrimit dhe me të rriturit
- Korrigjues i kompetencës së Komunikimit për formatin e provimit TELC
- Korrigjues i kompetencës së Komunikimit për formatet e provimeve DTZ dhe DTB
- Vlerësues i kompetences se shkrimit për formatin e provimit TELC
- Njohje të thellë të sistemit të integrimit dhe të provimeve në Gjermani
- Mësues të kualifikuar vazhdimisht për aftësitë e tyre mësimdhënëse sipas didaktikës dhe metodologjive moderne



