Paketa Premium B2 përfshin Programin Standard B2 prej 60 seancash + Paketën Premium prej 10 seancash intensive për një komunikim dhe provim të suksesshëm
- Grup i personalizuar: 3-4 studentë
- +5 Seanca ekstra Komunikative (Sprechen Training)
- +5 Seanca ekstra Shkrimi (Schreiben Training)
- Fokus i përforcuar në kompetencat: Shkrim dhe Komunikim
- Mësim i orientuar drejt Certifikimit Goethe & Telc
- Feedback dhe korrigjime të personalizuara
- Materiale shtesë ekstra
Kompetencat e fituara gjatë Nivelit B2
Në fund të këtij niveli Unë mund:
- të kuptoj përmbajtjen kryesore të teksteve dhe bisedave komplekse, si për tema konkrete ashtu edhe abstrakte
- të komunikoj në mënyrë spontane dhe të rrjedhshme me folës vendas, pa vështirësi të mëdha
- të shprehem qartë dhe në mënyrë të detajuar për një gamë të gjerë temash
- të jap dhe të argumentoj mendime, duke paraqitur avantazhe dhe disavantazhe
- të kuptoj lajme, reportazhe dhe shumicën e përmbajtjeve mediatike në gjuhë standarde
- të shkruaj tekste të strukturuara (ese, raporte, letra) mbi tema të ndryshme
Programi i plotë i Nivelit B2
Paketa Premium B2 përfshin programin e plotë të nivelit B2 sipas GER dhe mbulon të katër kompetencat gjuhësore, të cilat janë thelbësore për komunikimin e suksesshshëm në gjuhën gjermane.
Leximi
Angazhimi me tekste të ndryshme dhe përpunimi i fjalorit sipas temave dhe konteksteve të caktuara janë element kyç për zhvillimin e aftësisë së kuptueshmërisë së teksteve dhe të zgjerimit të fjalorit.
Dëgjimi
Ushtrime dhe materiale audio ndihmojnë në përmirësimin e aftësisë së dëgjimit dhe në kuptimin e gjuhës në situata reale dhe autentike komunikimi, duke zhvilluar reagimin e duhur gjuhësor.
Shkrimi
Të mësuarit si të shkruash tekste të ndryshme, letra, E-Maile formale, joformale. Trajnime, korrigjime si dhe reflektime mbi shkrimet e studentëve për t’i ndihmuar ata të zbatojnë gramatikën e gjuhës.
Komunikimi
Praktikim i komunikimit në grupe apo në çift, përmes dialogut apo monologut. Nxisim ndërveprimin dhe zhvillimin e aftësive gjuhësore në një ambient mbështetës, për komunikim të rrjedhshëm dhe spontan.






