Kompetencat që fitoni gjatë Nivelit B1
Në fund të këtij niveli B1 Unë mund:
- të kuptoj pikat kryesore të një teksti kur përdoret gjuhë standarde e qartë në lidhje me tema të njohura nga puna, shkolla, koha e lirë etj
- të përballoj shumicën e situatave që mund të ndodhin gjatë udhëtimit në një vend ku flitet kjo gjuhë
- të shprehem në mënyrë jo vetëm të thjeshtë por edhe të lidhur për tema të njohura dhe për fusha me interes personal
- të tregoj për përvoja dhe ngjarje, të përshkruaj ëndrra dhe qëllime
- të aryetoj dhe të mbroj shkurt mendimet e mia
Programi i plotë i Nivelit B1
Paketa Standard B1 përfshin programin e plotë të nivelit B1 sipas GER dhe mbulon të katër kompetencat gjuhësore, të cilat janë thelbësore për komunikimin e suksesshshëm në gjermanisht:
Leximi
Angazhimi me tekste të ndryshme dhe përpunimi i fjalorit sipas temave dhe konteksteve të caktuara janë element kyç për zhvillimin e aftësisë së kuptueshmërisë së teksteve dhe të zgjerimit të fjalorit.
Dëgjimi
Ushtrime dhe materiale audio ndihmojnë në përmirësimin e aftësisë së dëgjimit dhe në kuptimin e gjuhës në situata reale dhe autentike komunikimi, duke zhvilluar reagimin e duhur gjuhësor.
Shkrimi
Të mësuarit si të shkruash tekste të ndryshme, letra, E-Maile formale, joformale. Trajnime, korrigjime si dhe reflektime mbi shkrimet e studentëve për t’i ndihmuar ata të zbatojnë gramatikën e gjuhës.
Komunikimi
Praktikim i komunikimit në grupe apo në çift, përmes dialogut apo monologut. Nxisim ndërveprimin dhe zhvillimin e aftësive gjuhësore në një ambient mbështetës, për komunikim të rrjedhshëm dhe spontan.






