Kompetencat që fitoni gjatë Nivelit A2
Në fund të këtij niveli A2 Unë mund:
- të kuptoj fjali dhe shprehje të përdorura shpesh për tema të përditshme (familja, puna, blerjet, edukimi, shkolla)
- të lexoj dhe kuptoj tekste të shkurtra dhe informacione të thjeshta
- të shkruaj shënime dhe mesazhe të shkurtra personale
- të komunikoj në situata të thjeshta dhe rutinë
- të përshkruaj me fjali të thjeshta veten, familjen, arsimin dhe punën.
Programi i plotë i Nivelit A2
Paketa Standard A2 përfshin programin e plotë të nivelit A2 sipas GER dhe mbulon të katër kompetencat gjuhësore, të cilat janë thelbësore për komunikimin e suksesshshëm në gjermanisht:
Leximi
Angazhimi me tekste të ndryshme dhe përpunimi i fjalorit sipas temave dhe konteksteve të caktuara janë element kyç për zhvillimin e aftësisë së kuptueshmërisë së teksteve dhe të zgjerimit të fjalorit.
Dëgjimi
Ushtrime dhe materiale audio ndihmojnë në përmirësimin e aftësisë së dëgjimit dhe në kuptimin e gjuhës në situata reale dhe autentike komunikimi, duke zhvilluar reagimin e duhur gjuhësor.
Shkrimi
Të mësuarit si të shkruash tekste të ndryshme, letra, E-Maile formale, joformale. Trajnime, korrigjime si dhe reflektime mbi shkrimet e studentëve për t’i ndihmuar ata të zbatojnë gramatikën e gjuhës.
Komunikimi
Praktikim i komunikimit në grupe apo në çift, përmes dialogut apo monologut. Nxisim ndërveprimin dhe zhvillimin e aftësive gjuhësore në një ambient mbështetës, për komunikim të rrjedhshëm dhe spontan.






