Paketa Premium C1 përfshin Programin Standard C1 prej 65 seancash + Paketën Premium prej 10 seancash intensive për një komunikim dhe provim të suksesshëm
- Grup i personalizuar: 3-4 studentë
- +5 Seanca ekstra Komunikative (Sprechen Training)
- +5 Seanca ekstra Shkrimi (Schreiben Training)
- Fokus i përforcuar në kompetencat: Shkrim dhe Komunikim
- Mësim i orientuar drejt Certifikimit Goethe & Telc
- Feedback dhe korrigjime të personalizuara
- Materiale shtesë ekstra
Kompetencat e fituara gjatë Nivelit C1
Në fund të këtij niveli Unë mund:
- të kuptoj tekste të gjata dhe komplekse, si dhe kuptime të fshehura
- të komunikoj rrjedhshëm dhe spontanisht, pa kërkuar shpesh fjalët
- të përdor gjuhën në mënyrë fleksibile dhe efektive në situata shoqërore, profesionale dhe akademike
- të shprehem qartë, në mënyrë të strukturuar dhe të detajuar për tema komplekse
- të lidh dhe të organizoj idetë duke përdorur mjete të ndryshme gjuhësore
- të shkruaj tekste të qarta dhe të mirëstrukturuara, duke përshtatur stilin sipas qëllimit dhe lexuesit
Programi i plotë i Nivelit C1
Paketa Premium C1 përfshin programin e plotë të nivelit C1 sipas GER dhe mbulon të katër kompetencat gjuhësore, të cilat janë thelbësore për komunikimin e suksesshshëm në gjuhën gjermane.
Leximi
Angazhimi me tekste të ndryshme dhe përpunimi i fjalorit sipas temave dhe konteksteve të caktuara janë element kyç për zhvillimin e aftësisë së kuptueshmërisë së teksteve dhe të zgjerimit të fjalorit.
Dëgjimi
Ushtrime dhe materiale audio ndihmojnë në përmirësimin e aftësisë së dëgjimit dhe në kuptimin e gjuhës në situata reale dhe autentike komunikimi, duke zhvilluar reagimin e duhur gjuhësor.
Shkrimi
Të mësuarit si të shkruash tekste të ndryshme, letra, E-Maile formale, joformale. Trajnime, korrigjime si dhe reflektime mbi shkrimet e studentëve për t’i ndihmuar ata të zbatojnë gramatikën e gjuhës.
Komunikimi
Praktikim i komunikimit në grupe apo në çift, përmes dialogut apo monologut. Nxisim ndërveprimin dhe zhvillimin e aftësive gjuhësore në një ambient mbështetës, për komunikim të rrjedhshëm dhe spontan.






